Ndërlidhjet

Pekin: Hill takohet me homologun verikorean


I dërguari amerikan Christopher Hill u takua sot me homologun e tij verikorean Kim Kye-Gwan për të diskutuar aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut.

Dje Hill tha se pritet të punohet për hartimin e një deklarate, në mënyrë që palët të fokusohen në fazën e dytë të marëveshjes për çarmatimin.

Faza e dytë, që i referohet çmontimit të stabilimenteve bërthamore në Korenë Veriore, është pjesë e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG