Ndërlidhjet

PE: Diskutohen arsimi dhe ekonomia kosovare


Delegacioni parlamentar i Kosovës, i drejtuar nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, zhvillon sot ditën e dytë të bisedimeve me euro-parlamentarët e ngarkuar për Evropën Juglindore.

Gjatë takimit të sotëm do të miratohen përfundimet e bisedimeve dyditore dhe do të diskutohen problemet që kanë të bëjnë me arsimin dhe ekonominë kosovare.

Gjatë ditës së parë të takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, praninë ndërkombëtare pas 15 qershorit dhe gjendjen e pakicave.

Ky është takimi i parë në Parlamentin Evropian që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG