Ndërlidhjet

Tbilisi ndërpret fluturimet mbi Abkazi


Tbilisi ka ndërprerë fluturimet e aeroplanëve vëzhgues në hapësirën e Abkazisë, por ruan të drejtën t'i rifillojë këto fluturime kur ta shohi të arsyeshme. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Gjeorgjisë në Kombet e Bashkuara gjatë debatit të Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori rus, Vitali Çurkin tha se mirëpret hapat e Tbilisit.

Këshilli i Sigurimit po diskuton raportin e Kombeve të Bashkuara se një aeroplan rus ka rrëzuar një nga aeroplanët vëzhgues pa pilot të Gjeorgjisë. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat.

Marrëdhëniet mes Moskës e Tbilisit janë acaruar për shkak të mbështetjes ruse për rajonin e Abkazisë, që kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG