Ndërlidhjet

SHBA: Demokratët mbajnë takimin kyç


Partia Demokratike do të takohet sot për të diskutuar çfarë do të bëjë me dy shtetet, të cilat nuk u përfshinë në garën për nominimin e kandidatit presidencial nga radhët e demokratëve.

Në muajin janar, në Michigan dhe Florida u mbajtën zgjedhjet paraprake, në të cilat fitoi Hillary Clinton, por rezultate nuk u njohën nga partia sepse u mbajtën para kohës së përcaktuar me rregullat partiake.

Komiteti partiak i rregullores do të diskutojë sot nëse do t'i rikthejë delegatët nga këto shtete, hap që mund t'i ndihmojë senatores Clinton në përballjen e saj me kryesuesin e garës, senatorin Barack Obama.
XS
SM
MD
LG