Ndërlidhjet

Bernard Kouchner viziton Irakun


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner ka mbërritur për një vizitë të paparalajmëruar në Irak.

Gjatë vizitës dy ditëshe, Kouchner do të takohet me nënpresidentin irakian Adel Abdul-Mahdi në qytetin jugor Nasiriyah, si dhe do ta inaugurojë zyrën e re të ambasadës franceze në Arbil, në veri të Irakut.

Franca, e cila e merr kryesimin e BE-së në korrik, ka thënë se do t'u prijë përpjekjeve për angazhimin e Bashkimit Evropian në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG