Ndërlidhjet

Trupat australiane filluan tërheqjen nga Iraku


Rreth 500 trupa ushtarake australiane filluan sot tërheqjen nga baza e tyre në Irakun jugor.

Zëdhënësit ushtarakë thanë se largimi nga baza në Nasirija është në proces e sipër. Ndërkohë, zyrtarë lokal thanë se tani më trupat australiane janë zëvendësuar me ato amerikane.

Fillimi i tërheqjes shënon përmbushjen e premtimit elektoral të kryeministrit të Australisë Kevin Rudd, për të kthyer në vend ushtarët, brenda këtij viti.
XS
SM
MD
LG