Ndërlidhjet

Liderët botërorë do diskutojnë çmimet e ushqimit


Liderë botërorë janë mbledhur në Romë për samitin tre ditor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi. Tema kryesore në agjendë janë çmimet e larta të ushqimit, ndryshimet e klimës dhe rritja e kërkesave për bio karburante.

Pritet që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon ta shfrytëzojë samitin që t'u bëjë thirrje liderëve të botës të ndihmojnë në zbutjen e çmimeve të ushqimit duke eliminuar apo hequr kontrollin e çmimeve apo të kufizimeve tjera në tregtinë me prodhime bujqësore.

Samiti është përfshirë nga kontraverzat rreth pjesëmarrjes së presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe dhe atij të Iranit, Mahmud Ahmadinejad.
XS
SM
MD
LG