Ndërlidhjet

Moskë: Ngecje e Maqedonisë drejt NATO-s


Fitorja e koalicionit VMRO-DPMNE në Maqedoni e nënkupton vazhdimin e vijës së ashpër të Shkupit në kontestin me Athinën për çështjen e emrit, shkruan e përditshmja ruse "Kommersant".

Gazeta shkruan se fitorja e partive të djathta, të cilat luajtën në kartën nacionaliste, sinjalizon se mund të ngadalësohet edhe anëtarësimi i vendit në NATO.

Hyrja në NATO e BE mund të zvarritet, sepse Athina konsideron se "vendi që nuk respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk ka vend në kulturën politike evropiane", shkruan "Kommersant".
XS
SM
MD
LG