Ndërlidhjet

Ban: 20 miliardë dollarë për krizën ushqimore


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se deri në 20 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme që të nxitet prodhimi i ushqimeve bazë.

Ban bëri publike kornizën e një plani për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme në furnizimin me ushqime.

"Deri në vitin 2030 ne duhet të rrisim prodhimin e ushqimit në shkallë globale me 50%. Në këtë kuptim, Agjencia Botërore e Ushqimit, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor dhe Banka Botërore janë në proces të vendosjes së projekteve mbështetëse për 10 vende dhe do bëjë të njëjtën gjë me 20 vende të tjera në tre muajt që vijnë", tha Ban në Romë, gjatë konferencës për krizën ushqimore.

Agjencia Botërore e Ushqimit, do japë 1.5 miliardë dollarë për sektorin bujqësor të vendeve më të varfëra.
XS
SM
MD
LG