Ndërlidhjet

Pakistan: Policia konfiskoi 1 ton eksploziv


Policia pakistaneze tha se pjesëtarët e saj kanë konfiskuar dy kamiona që bartnin 1 mijë kilogram eksploziv, duke zbuluar kështu sulmin e mundshëm terrorist afër Islamabadit.

Autoritetet thanë se së paku tre vetë ishin arrestuar gjatë operacionit, që u bë mbrëmë në qytetin Ravalpindi.

Ata janë të dyshuar për përpjekje për të marrë në shënjestër "instalime të ndjeshme".

Në Ravalpindi gjendet selia e ushtrisë pakistaneze dhe rezidenca e presidentit, Pervez Musharraf.

Arrestimet u bënë pak ditë pasi nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë jashtë Ambasadës së Danimarkës në Islamabad u vranë gjashtë vetë.
XS
SM
MD
LG