Ndërlidhjet

Solana kritikon Rusinë për veprimet në Abkhazi


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, ka kritikuar Rusinë lidhur me rolin e saj në provincën separatiste të Abkhazisë dhe ka shprehur mbështetjen e BE-së për Gjeorgjinë.

Duke folur në portin Batumi në Detin e Zi, pas takimit me presidentin Mikheil Saakashvili, zoti Solana kritikoi Rusinë për një varg të veprimeve në Abkhazi, përfshirë edhe dërgimin e trupave shtesë, që sipas zotit Solana, "kanë ngritur temperaturën" e tensioneve.

Pritet që gjatë ditës, Havier Solana do ta vizitoj Abkhazinë, ndërsa po sot, Mikhael Saakashvili do të takohet me presidentin rus, Dmitry Medvedev.
XS
SM
MD
LG