Ndërlidhjet

Medvedev: Ukraina të shmang aktet unilaterale


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev i bëri thirrje Ukrainës që të shmang aksionet kundër bazës së flotës ruse në Krime.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se Medvedev i ka thënë presidentit të Ukrainës Victor Yushchenko që të shmang "çfarëdo veprimi unilateral". Kërkesa është bërë gjatë bisedimeve në samitin të Komunvelthit të Vendeve të Pavarura të ish BRSS (CIS), në afërsi të Shën Petersburgut.

Medvedev gjithashtu tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të ishte në interesin e dy vendeve. Gjatë ditës Medvedev do të takohet edhe me presidentin e Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili.

XS
SM
MD
LG