Ndërlidhjet

Kiev: Qeveria humb shumicën parlamentare


Koalicioni qeverisës në Ukrainës, humbi sot shumicën parlamentare pasi dy deputetë braktisën koalicionin.

Njëri nga deputetët është i partisë së presidentit Viktor Yushchenko dhe tjetri i bllokut që udhëhiqet nga kryeministrja Yulia Tymoshenko.

Koalicioni qeverisës u krijua pas zgjedhjeve të parakohëshme nëntorin e kaluar dhe kishte vetëm një deputet më shumë nga kuota e kërkuar për shumicë parlamentare.

XS
SM
MD
LG