Ndërlidhjet

Medvedev: Gjeorgjia dhe Ukraina jo në NATO


Rusia dënoi lëvizjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës drejtë anëtarësimit në NATO duke thënë se mund të kenë pasoja serioze.

Komentet u bënë pas takimeve të ndara që pati presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev me homologët Mikhail Saakashvili dhe Viktor Yushchenko gjatë samitit të vendeve të ish BRSS, në Shën Petersburg.

"Dje kam qenë në Gjermani dhe ata janë shumë të shqetësuar rreth të ardhmes së raporteve Rusi-Gjeorgji, por besoj se ne jemi të aftë të zgjidhim çështjet ekzistuese" tha Medvedev.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha pas takimeve se shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit në NATO do të frenonte përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.

XS
SM
MD
LG