Ndërlidhjet

Zimbabve: Ushqimi si "armë" për pushtet


Ambasadori amerikan në Zimbabve tha se qeveria në Harari po përdor ushqimin si armë për të qëndruar në pushtet.

James McGee tha se anëtarët e opozitës po përballen me zgjedhjen ndërmjet ushqimit dhe të drejtës për të votuar në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen gjatë këtij muaji.

Qeveria e Robert Mugabes urdhëroi dje pezullimin e punës së grupeve humanitare me arsyetimin se po merren me aktivitete politike. Kombet e Bashkuara thanë se ndalesa do të godas më shumë se katër milionë banorë që varen nga ndihmat humanitare.

XS
SM
MD
LG