Shtetet e Bashkuara janë distancuar edhe më shumë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se ky trup ka dosje "patetike".
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të marrin pjesë në debatet e këshillit vetëm kur është absolutisht e domosdoshme.
"Skepticizmi ynë lidhur me funksionimin e Këshillit është i njohur. Ai ka dosje patetike. Në vend që të përqëdnrohet në disa çështje reale të të drejtave të njeriut në botë, ai është kthyer në një forum që duket se është fokusuar vetëm në kritikat ndaj Izraelit", tha McCormack.
SHBA-të janë anëtarë të këshillit, por delegacioni amerikan ka statusin e vëzhguesit me të drejtë fjale.