Ndërlidhjet

Clinton sot do mbështesë senatorin Obama


Hillary Clinton sot do të përfundojë garën e saj për Shtëpinë e Bardhë dhe formalisht do të mbështesë senatorin Barack Obama.

Zyrtarët e përfshirë në fushatën e saj thanë se senatorja nga Nju Jorku do të bëj deklarimin, në një fjalim në Uashington.

Clinton ka thënë se ajo është e hapur për mandatin e zëvendës presidentit, por shtoi se nuk është në kërkim të këtij posti.

Demokrati Barack Obama do të përballet në zgjedhjet presidenciale në nëntor me republikanin John McCain.
XS
SM
MD
LG