Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq ka vlerësuar se pas formimit të Kuvendit Kombëtar të serbëve në Kosovë qëndrojnë interesat e Partisë Radikale dhe Partisë Demokratike të Serbisë.
Trajkoviç i ka thënë gazetës "Dnevnik" se këtë e mbështet në vlerësimet se radikalët dhe partia e Koshtunicës do të mbeten jashtë pushtetit në Beograd, prandaj dëshirojnë që këtë kuvend ta shpallin si mbrojtësin kryesor të interesave të serbëve të Kosovës.