Ndërlidhjet

Medvedev akuzon SHBA-të


Presidenti rus Dimitri Medvedev ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për rënien ekonomike globale dhe ka ofruar ndihmën e Moskës.

Medvedevi i ka bërë këto komente në Forumin Ekonomik të Shën Petërsburgut. Ky është fjalimi më i rëndësishëm i Medvedevit që nga ardhja në postin e presidentit.

Shefi i Kremlinit tha se politikat me rrezikshmëri shumë të lartë të ndjekura nga korporatat amerikane së bashku me "politika financiare agresive" nga ana e administratës amerikane kanë rënduar krizën ekonomike.

"Rusia sot është lojtar global dhe duke kuptuar përgjegjësitë tona për fatin e botës ne dëshirojmë të marrim pjesë në krijimin e rregullave të reja të lojës, jo për shkak të ambicieve imperialiste, siç akuzuohemi, por sepse kemi aftësi dhe burimet e nevojshme", tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG