Ndërlidhjet

Obama lëvdon fushatën e senatores Clinton


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara Barack Obama lëvdoi senatoren Hillary Clinton për "fushatën e guximshme" në garën brenda demokratëve.

Në deklaratën pasi Clinton njoftoi përmbylljen e fushatës së saj, Obama tha se Clinton me fushatën për t'u bërë e nominuar e demokratëve hoqi barrierat për të gjitha femrat.

Dje, Clinton u bëri thirrje përkrahësve që të mështesin Obamën në garën për president të SHBA-ve në nëntor.
XS
SM
MD
LG