Laura Bush, bashkëshortja e presidentit amerikan, i bëri sot thirrje bashkësisë ndërkombëatre që të mos e braktisë Afganistanin, kur ky vend ballafaqohet me dhunën e kryengritësve talibanë.
Zonja Bush sot paparalajmëruar arriti për vizitë në Kabul.
Ajo u tha reporterëve se kjo ishte "kohë shumë e rëndësishme" për këtë vend dhe se afganët duhet ta kuptojnë se bota nuk do t'i braktisë ata në këtë moment.
Zonja Bush u takua me presidentin Hamid Karzai dhe vizitoi provincën Bamiyan, ku në vitin 2001, nga regjimi i atëhershëm talibanë, ishin shkatërruar dy shtatore të mëdha budiste.
Vizita e saj u bë vetëm disa ditë para Konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Afganistanin, që mbahen më 12 të këtij muaji në Paris.