Ndërlidhjet

Slloveni: Bush hapi samitin SHBA-BE


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush hapi sot samitin me Bashkimin Evropian, të fundit për të para se të largohet nga posti në janar 2009.

Bush po zhvillon takime me liderët e BE-së në në Slloveni, si vend kryesues i radhës i Unionit. Ai pritet të kërkojë nga liderët evropianë më shumë ndihmë për Afganistanin, presion më të madh ndaj Iranit dhe më shumë bashkëpunim në çështjen e ndryshimeve klimatike.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se edhe Kosova do jetë njëra nga temat që do të diskutohet në turneun evropian të presidentit Bush.
Pasdite, Bush do të udhëtojë në Gjermani ku do takohet me kancelaren Angela Merkel, ndërsa të enjten në Paris do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Afganistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG