Ndërlidhjet

Bush filloi vizitën në Gjermani


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush shkoi në Gjermani, në kuadër të turneut evropian.

Me kancelaren Angela Merkel ai do të diskutojë rreth çmimeve të larta të naftës dhe presionit ndaj Iranit për shkak të programeve bërthamore.

Gjatë ditës, Bush mori pjesë në samitin SHBA-BE që u mbajt në Slloveni, ku tha se Irani i pajisur me armë bërthamore është rrezik i jashtëzakonshëm për paqen botërore.

"Teherani duhet të heqë dorë nga programet për pasurimin e uraniumit ose do përballet me izolim ndërkombëtar", tha presidenti amerikan George Bush.

XS
SM
MD
LG