Ndërlidhjet

Marok: 29 persona dënohen për terrorizëm


Gjykata në Marok ka dënuar 29 persona nën akuzat se kanë formuar grup terrorist për të kryer sulme.

Anëtarët e së ashtuquajturës "Celula e Tetouan", gjithashtu u shpallën fajtorë për shkak se kanë rekrutuar marokenë për të luftuar në Irak.

Dënimet e shpallura janë prej një deri tetë vjet burg.

Autoritetet marokene besojnë se të akuzuarit kishin lidhje me Al Kaedan dhe grupet radikale islamike në Marok dhe në Afrikën Veriore.
XS
SM
MD
LG