Ndërlidhjet

Bush shpreh keqardhje për fjalorin rreth luftës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka shprehur keqardhje se gjuha e tij e fortë, disa herë ka lënë përshtypje se ai është njeri që "don luftën".

Në një intervistë për gazetën "The Times", Bush ka thënë se përdorimi i frazave si "kapni" ose "gjallë apo vdekur" ka lënë të kuptohet se ai "nuk është njeri i paqes".

Ai ka shprehur keqardhje për ndarjet ndërkombëtare lidhur me luftën në Irak, dhe ka thënë se ka mundur të përdorë "tone të ndryshme".

Bush tha se qëllimi kryesor i tij është që pasardhësit t'i lërë një kuadër diplomatik për çështjen e Iranit.
XS
SM
MD
LG