Ndërlidhjet

Sejdiu: KB të largohet deri në vjeshtë


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se dëshiron që misioni i Kombeve të Bashkuara të largohet deri në fillim të vjeshtës, në mënyrë që autoritetet e Kosovës të mund të qeverisin vetë.

"Kombet e Bashkuara nuk do të kenë dhe nuk duhet të mbesin në rolin aktual. Kjo periudhë është tejkaluar" tha Sejdiu në një intervistër për agjencinë Associated Press.

Presidenti i Kosovës gjithashtu nxiti OKB-në dhe BE-në që të dalin me "një zë të vetëm" dhe të shmangin vendosjen e misioneve të ndara për t'u marrë me pakicën serbe.

"Çfarëdo mungese e marëveshjes do të ketë pasoja. Kjo do të prolongonte mungesën e qartësisë dhe dualitetin e autoritetit" tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG