Ndërlidhjet

Fayyad: Marrëveshja me Izraelin ende e pamundur


Kryeministri palestinez Salam Fayyad tha se brenda këtij viti është e pamundur arritja e marrëveshjes për paqe me Izraelin.

Ai fokusoi si pengesë ndërtimet e reja që po bën Izraeli në Bregun Perëndimor.

Bisedimet për shtetin palestinez kanë filluar në konferencën e nëntorit të kaluar në Uashington dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se shpresojnë në marrëveshje para se presidenti George Bush të përfundojë mandatin në janar 2008.
XS
SM
MD
LG