Ndërlidhjet

Solana me ofertë të re për Iranin


Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian Havier Solana do të vizitojë Iranin në përpjekje për ta bindur që të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Zëdhënësja Christina Gallach tha se Solana do të paraqes ofertën e fundit të gjashtë fuqive: SHBA-ve, Francës, Britanisë, Kinës, Gjermanisë dhe Rusisë, gjatë takimeve që do të zhvillojë me autoritetet iraniane në fundjavë.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha sot se presioni dhe kërcënimet perëndimore kanë dështuar që të ndalojnë aktivitetet bërthamore të vendit të tij.


XS
SM
MD
LG