Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, u ka thënë liderëve të Kosovës se ai synon ta rikonfigurojë misionin e OKB-së atje, për të lejuar Bashkimin Evropian që të marrë përgjegjësi në çështjet kryesore, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.
"Është synim imi që ta rikonfiguroj strukturën dhe profilin e pranisë ndërkombëtare civile, në atë mënyrë që i mundëson Bashkimit Evropian që ta marrë dhe ta forcojë rolin operacional në harmoni me Rezolutën 1244", shkruan Ban Ki-Moon në letrën e dërguar presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.