Ndërlidhjet

Në Irlandë mbahet referendum për Marrëveshjen e re të BE


Në Irlandë sot po mbahet referendumi për marrëveshjen e re për reforma të Bashkimit Evropian.

Irlanda është e vetmja nga 27 vendet anëtare të BE-së që mban referendum për këtë çështje.

Dje, parlamentet e Greqisë, të Estonisë dhe të Finlandës e miratuan këtë dokument.

Ky dokument, që njihet si Marrëveshja e Lisbonës, ka për qëllim ristrukturimin e institucioneve të BE-së dhe vendimmarrjen.

Kjo Marrëveshje e ka zëvendësuar Kushtetutën e Bashkimit Evropian, që ishte refuzuar nga votuesit francezë dhe holandezë në referendume në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG