Ndërlidhjet

Scheffer: NATO me detyra të reja në Kosovë


Vendet anëtare të NATO-s u pajtuan që të trajnojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, megjithë dallimet rreth statusit.

"Jemi pajtuar që të zbatojmë deyrat e reja të NATO-s në Kosovë. Me këtë vendim NATO do të jetë në gjendje që të asistojë Kosovën në ndërtimin e institucioneve të nevojshme demokratike të sigurisë" tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer, gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës në Bruksel.

Zëdhënësi i NATO-s James Apathurai tha se NATO do të "kontrollojë dhe do të mbështes" formimin dhe trajnimin e FSK-s, prej 2.500 pjesëtarësh.

Në takimin dy ditësh ministrat do të diskutojnë edhe rreth misionit të Aleancës në Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates pritet që të kërkojë nga partnerët në NATO që të ndihmojnë përpjekjet për trajnimin e forcave policore në Afganistan.

XS
SM
MD
LG