Ndërlidhjet

Scheffer: Bashkëpunim e mospajtime me Rusinë


Sekretari i përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer tha se bashkëpunimi i NATO-s me Rusinë është i mirë në punët ushtarake, përkundër mosmarrëveshjeve mbi çështjet kyçe.

Në hapje të sesionit të këshillit NATO-Rusi, Scheffer tha se takimet e rregullta janë të dobishme për t'i zgjidhur dallimet.

NATO dhe Rusia së fundi janë përplasur rreth planeve të zgjërimit të aleancës dhe vendimit rus për të dërguar disa qindra ushtarë të paarmatosur në Abkhazi, provincën separatiste të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG