Ndërlidhjet

Tadiq: Vetëm KS mund ta ndryshojë UNMIK-un


Serbia ka reaguar ndaj planit të kreut të OKB, Ban Ki-Moon për të ndryshuar rolin e UNMIK-ut nmë Kosovë.

Liderët serbë thanë se vetëm Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund ta ndryshojë misionin.

"Pozicioni ynë është se rikonfigurimi i pranisë ndërkombëtare duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit", thuhet në letrën e presidentit Boris Tadiq dërguar kreut të KB.

Tadiq ka shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte rrezik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, dhe ka bërë thirrje për më shumë përpjekje për gjetjen e një kompromisi.

"Derisa të arrihet një zgjidhje e tillë, bashkësia ndërkombëtare, e drejtuar nga Kombet e Bashkuara, duhet të ketë rolin qendror në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit", ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG