Ndërlidhjet

Shkup: Rivotimet pa incidente serioze


Deri në ora 15.00 procesi i rivotimit në zgjedhjet parlamentare ka kaluar pa incidente serioze, tha Ministria e Brendshme.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se gjatë zgjedhjeve nuk ka pasur njoftime për përdorim të armëve apo dhunë.

"Sidoqoftë, janë regjistruar disa incidente të vogla dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj të gjitha rasteve të raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë" tha Kotevski.

Ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se tre vendvotime në Tetovë nuk janë hapur, sepse gjatë natës janë vjedhur 2.500 fletëvotime.

XS
SM
MD
LG