Ndërlidhjet

Britania do shtojë trupat në Afganistan


Britania do të dërgojë më shumë trupa në Afganistan. Kryeministri britanik Gordon Brown e bëri publik lajmin gjatë një konference për shtyp me presidentin amerikan, George Bush. Shumica e trupave britanike në Afganistan gjenden në rajonin e vështirë të Helmandit.

Afganistani, Irani e Iraku ishin ndër temat e diskutuara në takimin Bush-Brown në Londër.

Shefi i ekzekutivit britanik njoftoi se Britania e Madhe do të ngrijë asetet e bankës më të madhe iraniane.

Mbrëmë, derisa kryeministri Broën dhe presidenti Bush ishin takuar për darkë, më se 2 mijë veta ishin tubuar në Sheshin e Parlamentit në Londër për të protestuar kundër vizitës së presidentit Bush. Policia njoftoi se 25 vetë ishin arrestuar, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.
XS
SM
MD
LG