Ndërlidhjet

Miliband: Kushtetuta afron Kosovën me Evropën


Shefi i diplomacisë britanike David Miliband vlerësoi sot se hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës paraqet hap me të cilin Kosova largohet nga konfliktet dhe i ofrohet "të ardhmes demokratike, shumë etnike dhe evropiane".

"Sfidat kryesore për Kosovën e pavarur janë stabiliteti dhe prosperiteti si dhe siguria se do të respektohen të drejtat e të gjitha bashkësive" tha Ministri i Jashtëm, Miliband.

Ai tha se beson fuqishëm në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

"Popujt e rajonit e duan dhe e meritojnë këtë, ndërsa Britania e Madhe do të bashkëpunojë me të gjithë ata që e ndajnë këtë vizion" tha Miliband.

XS
SM
MD
LG