Ndërlidhjet

Rehn: BE-ja do zgjerohet në Ballkan


Refuzimi i traktatit të Lisbonës nga Irlanda nuk do t'i prishë përpjekjet e Bashkimit Evropian që të pranojë shtete të reja nga Ballkani si dhe Turqinë, tha eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn.

"Përkundër vështirësive aktuale që kanë të bëjnë me traktatin e Lisbonës, BE-ja e mban fjalën kur është në pyetje prespektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë" tha Rehn.

Deklarata e eurokomisionerit bie ndesh me qëndrimin e pak ditëve më parë të kryetarit të Parlamentit Evropian, Hans Gert Pottering, i cili tha se jo-ja irlandeze e bën procesin e zgjerimit të BE-së të pamundur, me përjashtim ndoshta të Kroacisë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë në Luksemburg pasojat e refuzimit irlandez të traktatit të Lisbonës. Gjatë takimit do diskutohet dhe Kosova e misioni EULEX-it atje.
XS
SM
MD
LG