Ndërlidhjet

Bush: Sanksione shtesë ndaj Iranit


Britania do të dërgojë më shumë trupa në Afganistan. Kryeministri britanik Gordon Brown e bëri publik lajmin gjatë një konference për shtyp me presidentin amerikan, George Bush.

"Ne do të dërgojmë më shumë trupa në Afganistan. Arsyeja është se ne duam të ndihmojmë afganët të aftësojnë trupat e tyre të sigurisë", tha Brown.

Shumica e trupave britanike në Afganistan gjenden në rajonin e vështirë të Helmandit.

Afganistani, Irani e Iraku ishin ndër temat e diskutuara në takimin Bush-Brown në Londër.

Lidhur me Iranin presidenti Bush tha:

"Nëse Irani vazhdon të injorojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara, nëse vazhdon të injorojë ofertën tonë për partneritet, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtojmë sanksionet kundër Iranit. Sot Britania morri përsipër të nxisë Evropën për më shumë sanksione kundër Iranit.."

Shefi i ekzekutivit britanik njoftoi se Britania e Madhe do të ngrijë asetet e bankës më të madhe iraniane.
XS
SM
MD
LG