Ndërlidhjet

Bush viziton Irlandën e Veriut


Presidenti amerikan po viziton Irlandën e Veriut, e cila është ndalesa e fundit e turneut të tij evropian.
Bush shoqërohet nga kryeministri britanik, Gordon Brown dhe po takohet me kreun e ekzekutivit, Peter Robinson, i cili është përfaqësues i protestantëve dhe zëvendësin e tij, Martin McGuiness, ish pjesëtar i Ushtrisë Irlandeze, IRA.

"Ajo që është interesante lidhur me përparimin e bërë në Irlandën e Veriut është se ka tërhequr vëmendjen e shoqërive në gjithë botën, të cilat pyesin nëse procesi i pajtimit mund të ndodh dhe tek ato.
Martin McGuiness më tregoi për bisedimet e tij me disa nga udhëheqësit irakianë rreth asaj se si mund të pajtohen njerëzit", tha Bush.

Gjatë ditës në Londër Bush bisedoi me kryeministrin Brown rreth Afganistanit, Irakut dhe Iranit. Britania vendosi të dërgojë trupa shtesë në Afganistan.

Lidhur me Iranin Gordon Brown tha:
"Nëse Irani vazhdon të injorojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara, nëse vazhdon të injorojë ofertën tonë për partneritet, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtojmë sanksionet kundër Iranit. Sot Britania morri përsipër të nxisë Evropën për më shumë sanksione kundër Iranit."

Shefi i ekzekutivit britanik njoftoi se Britania e Madhe do të ngrijë asetet e bankës më të madhe iraniane.
XS
SM
MD
LG