Ndërlidhjet

Sarkozy: Franca do t'i bashkohet komandës së NATO-s


Presidenti Nicolas Sarkozy tha sot se Franca mund t'i ribashkohet komandës ushtarake të NATO-s, nga e cila ishte tërhequr para 42 vitesh.

Por, presidenti Sarkozy tha se forcat bërthamore të Francës do të mbeten nën kontrollin francez. Franca është anëtare e aleancës, por nuk është pjesë e strukturës së integruar komanduese. Megjithatë, ajo është pjesëmarrëse e plotë gjatë marrjes së vendimeve politike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e ka mirëpritur deklaratën e presidentit Sarkozy.
XS
SM
MD
LG