Ndërlidhjet

Afganistan: Gjendje e paqartë në jug


Informacione kundërthënëse vijnë nga jugu i Afganistanit, ku raportohet se forcat talibane kanë marrë nën kontroll një numër fshatrash.

Burimet e forcave të NATO-s në Afganistan thanë se patrulla e tyre e cila përshkoi rajonin e përfolur, tha se nuk hasi në rezistencë.

Paqartësi u krijuan dhe me fletushkat e NATO-s, të hedhura nga ajri, ku i kërkohej banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre. Drejtuesit lokal thonë se fletushkat bënin thirrje për tu larguar.

Ngjarjet në Arghanbad vijnë disa ditë pas sulmit të talibanëve ndaj burgut në Kandahar, ku u liruan 400 kryengritës.
XS
SM
MD
LG