Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten katër ushtarë të NATO-s


Trupat afgane të mbështetura nga ushtarët kanadezë, në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, filluan një operacion në shkallë të gjerë për të dëbuar luftëtarët talibanë nga një numër fshatrash në jug të qytetit të Kandaharit.

Zëdhënësi i NATO-s, Mark Laity tha se ka pasur luftime, por nuk ka informacione për viktima.

Në të tjera zhvillime katër ushtarë të NATO-s u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë patrullimit në rajonin afgan të Helmandit.

Burimet e Aleancës nuk kanë bërë të ditur kombësinë e ushtarëve të vrarë.
XS
SM
MD
LG