Holanda mbrojti imunitetin e saj ndaj akuzave për përgjegjësi në ngjarjet që i paraprinë masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995.
Në Gjykatën në Hagë, shteti holandez tha sot se kjo gjykatë nuk është kompetente të gjykojë rastet kundër trupave ndërkombëtare siç është OKB-ja.
Në vitin 1995, rreth 8 mijë myslimanë janë vrarë nga forcat e serbëve të Bosnjes, të cilat morën nën kontroll enklavën që mbrohej nga paqëruajtësit holandezë të OKB-së.
Të mbijetuarit e masakrës dhe asociacioni "Nënat e Srebrenicës" kërkojnë që Holanda dhe OKB-ja të pranojnë përgjegjësinë për këtë rast.