Presidenti i Serbisë Boris Tadiq do t'i thotë Këshillit të Sigurimit se çfarëdo ndryshimi në misionin e UNMIK-ut duhet të aprovohet nga Këshilli.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq tha se "mesazhi kryesor që do të përcjell në Nju Jork delegacioni serb është se çarëdo rikonfigurimi i pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë është plotësisht e papranueshme pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit".
Boris Tadiq do të kryesojë delegacionin e Serbisë në takimin e nesërm të Këshillit të Sigurimit ku do të diskutohet për rikonfigurimin e UNMIK-ut.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga presidenti Fatmir Sejdiu.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.