Ndërlidhjet

BE e shqetësuar për Ukrainën


Bashkimi Evropian e inkurajoi Ukrainën që të zbus ndasitë politike të cilat mund të dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Shefi i diplomacisë së BE-së Havier Solana i tha kryeministres së Ukrainës Yulia Tymoshenko, gjatë takimit në Bruksel se "BE do të donte që të shihte situatë të qetë politike në Ukrainë".

Beteja për pushtet ndërmjet presidentit të Ukrainës Viktor Yushchenko dhe kryeministres Yulia Tymoshenko rrezikon shtyrjen e reformave të nevojshme politike dhe ekonomike.


XS
SM
MD
LG