Ndërlidhjet

OKB: Të ndalet dhuna seksuale në konfliktet e armatosura


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht ka miratuar rezolutën e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, që "kërkon ndaljen e menjëhershme dhe të plotë të të gjitha akteve të dhunës seksuale kundër civilëve gjatë konflikteve të armatosura".

Gjatë diskutimeve të më se 60 pjesëmarrësve, përfshirë edhe sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, u kërkua që të ndalet dhuna seksuale gjatë konflikteve të armatosura, duke e cilësuar atë si krim lufte dhe komponentë e gjenocidit.

Në rezolutën e miratuar rekomandohen të gjitha masat për luftimin e dhunës seksuale.

XS
SM
MD
LG