Ndërlidhjet

Moskë: Kërkohen detaje të bisedimeve të SHBA-ve dhe Lituanisë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se Rusia dëshiron më tepër informacione lidhur me raportet për bisedime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Lituanisë për sistemin e mbrojtjes raketore.

Ai tha se Rusia "ka kërkuar informacion nga partnerët se çka nënkupton kjo dhe për çfarë çështje bëhet fjalë".

Ministri i mbrojtrjes i Lituanisë, Juozas Olekas, ka përgënjeshtruar raportet se vendi i tij po diskuton me Shtetet e Bashkuara për mundësinë e vendosjes së elementeve të mbrojtjes raketore amerikane në Evvropë, nëse Uashingtoni nuk ia del që ta bindë Poloninë që ta pranoj vendosjen e një pjese të këtij sistemi.
XS
SM
MD
LG