Ndërlidhjet

Solana: BE-ja e vendosur për rol udhëheqës në Kosovë


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, e vërtetoi vendosmërinë e Bashkimit Evropian që të luajë rol udhëheqës në Kosovë, veçanërisht në sundimin e ligjit.

Nëpërmjet të një kumtese të paraqitur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, që iu kushtua rikonfigurimit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, zoti Solana tha se "stabiliteti në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin është i një rëndësie vendimtare dhe paraqet, edhe mëtutje, prioritet të lartë për Bashkimin Evropian".

Në këtë njoftim, theksohet se Havier Solana e përshëndeti raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe ka shprehur "mbështetje të plotë për sekretarin e përgjithshsëm".
XS
SM
MD
LG