Ndërlidhjet

Shkup: gazetari Vllado Tanevski u arrestua për vrasje


Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë ka njoftuar sot për arrestimin e gazetarit nga Kërçova, Vllado Tanevski, i dyshuar se ka kryer së paku dy vrasje.

Në këtë njoftim thuhet se ai u zbulua nëpërmjet të teksteve të tij me rastin e raportimit për krimet e kryera.

Policia ka prova për dy vrasje, që i ka bërë i akuzuari Tanevski, ndërsa janë gjetur edhe prova që çojnë kah konkludimi se ai ka vrarë edhe dy femra të tjera.

Të gjitha viktimat e tij ishin gra dhe kryesisht jetonin vetëm.

I akuzuari Vllado Tanevski në cilësinë e gazetarit, pas vrasjeve, kishte biseduar me familjet e viktimave dhe me persona zyrtarë të autorizuar për hetime.

Policia ka zbuluar se ai ishte vrasësi pasi në shkrimet e gazetarit Tanevski janë theksuar detaje, të cilat policia dhe organet hetimore, nuk i kishin dhënë në raportet zyrtare.
XS
SM
MD
LG