Ndërlidhjet

SHBA: Mugabe shtyp popullin e Zimbabves


Shtëpia e Bardhë përgatitet ta çojë në Këshillin e Sigurimit çështjen e zgjedhjeve të korruptuara në Zimbabve, që rezultuan me tërheqjen nga gara të liderit të opozitës Morgan Tsvangirai.

Pas një fushate brutale të dhunimeve, rrahjeve dhe vrasjeve të kryera nga ithtarët e presidentit Robert Mugabe, lideri i opozitës tha se nuk mund të lejojë më që të rrezikohen jetëra njerëzish.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Carlton Carrol tha se "Mugabe nuk mund të lejohet ta shtypë përgjithmonë popullin e Zimbabves".

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për të diskutuar krizën në këtë vend afrikan.
XS
SM
MD
LG